Albion Rrahmani ka debutuar me gol te Sparta Praga në kualifikimet për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi kosovar pak ditë më parë iu bashkua klubit çek nga Rapid Bukureshti, ndërsa ka lënë gjurmë menjëherë.
Sparta Praga po përballet me Malmon në play-offin e Ligës së Kampionëve, ndërsa ka sigurua kalimin tutje.
Derisa po fitonte 1-0 me golin e Haraslin nga penalltia, Rrahmani ishte inkuadrua në minutën e 70-të në lojë.
13 minuta më vonë, Albioni shënoi për 2-0 për Sparta Pragën, duke dëshmuar vlerën prej pesë milionë eurove që i pagoi klubi çek tek ai rumun. /Telegrafi/