Telegrafi

Albiol nuk beson se Ronaldo do të shënojë 40 gola në Itali

Foto: Getty Images

Mbrojtësi i Napolit, Raul Albiol, ka dyshime që Cristiano Ronaldo do të arrijë të shënojë 40 gola në Serie A.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit thotë se futbolli italian dallon shumë nga ai spanjoll.

“Do të jetë e vështirë për t’i shënuar 40 gola”, ka parashikuar Albiol sezonin e CR7 për Radio Marca.

Ronaldo në ndeshjen kundër Parmas në stadiumin Ennio Tardini (Foto: Getty Images)

“Këtu është një futboll ndryshe nga ai në Spanjë. Ardhja e tij është ndihmë për Serie A, tani ka më shumë interes për ligën”.

Ronaldo në sezonin e parë te Reali ka shënuar 33 gola, ndërsa në të gjithë tjerët më shumë se 40.

Lexo po ashtu Barzagli: Juventusi më i mirë në vite, CR7 do të jetë i pandalshëm

Në tri ndeshjet e para me Zonjën e Vjetër ylli i njohur portugez nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

Por, pavarësisht kësaj skuadra e Juventusit i ka fituar të gjithë ndeshjet dhe kështu prinë në Serie A me nëntë pikë. /Telegrafi/