Raul Albiol dhe Jose Callejon pritet që të vazhdojnë kontratat me skuadrën e Napolit.
Il Mattino shkruan se të dy spanjollët kanë siguruar marrëveshje të reja dhe tashmë klubi ka marrë një ‘ok’ parimisht nga lojtarët.
Albiol ka kontratë deri në vitin 2017 , ndërsa Callejon në vitin 2018, por të dy janë të bindur në një qëndrim më të gjatë në këtë klub dhe besojnë që nën drejtimin e Maurizio Sarri do të vijnë edhe sukseset.
Sipas këtij shkrimi marrëveshja për rinovim do të bëhet në fund të këtij sezoni.
Callejon ka zhvilluar 29 ndeshje në Serie A me, ndërsa Albio 28. /Telegrafi/