Sulmuesi kosovar, Albin Berisha, e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij të re në Rumani tek Petrolul Ploiesta.
Berisha shënoi golin e fitores në takimin ndaj Poli Iasi në kuadër të javë së 26-të në elitën e futbollit rumun, duke i dhuruar tri pikë të reja ekipit të tij të ri.
23-vjeçari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë të kësaj ndeshje, gjeti golin krejt në fund të takimit në minutën e 94-të, pas asistimit të Alexandru Isfan.
Sipas SofaScore, Albin Berisha ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje pasi u vlerësua me notën 7.7.
Përveç golit të shënuar ai pati katër duele të fituara, një pasim kyç dhe një driblim të kompletuar.
Kujtojmë se Ballkani nga shitja e Albin Berishës ka përfituar 230 mijë euro si dhe ka ruajtur një pjesë të kartonit nga rishitja e ardhshme./Telegrafi/
https://twitter.com/Dardanianfan1/status/1758538258030424080