Telegrafi

Albian Ajeti: Ishte një ditë e përsosur

Albian Ajeti (Foto: Getty Images)

Albian Ajeti ka debutuar me gol me fanellën e Zvicrës në ndeshjen kundër Islandës, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 6-0.

Sulmuesi i Baselit u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të, ndërsa u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 71-të.

21-vjeçari është shprehur i kënaqur mes suksesin e ekipit, por edhe me golin e shënuar nga ai.

“E filluam ndeshjen mirë, bëmë presion dhe i shënuam disa gola”, citon rts.ch fjalët e futbollistit shqiptar.

Lexo po ashtu Shaqiri arkitekt i fitores së Zvicrës ndaj Islandës, Ajeti shënon golin debutues - realizon edhe Mehmedi

“Unë isha në gjendje ta shënoja golin tim të parë (për Zvicrën), ishte një ditë e përsosur!”.

“Ka qenë shumë lehtë të integrohem në këtë skuadër, sepse është e shëndetshme dhe unë veçmë i njihja shumë nga lojtarët”, ka thënë sulmuesi.

Ajeti është duke luajtur te Baseli, ku u rikthye në vitin 2017. /Telegrafi/