Site icon Telegrafi

Alberton Sahiti nga AAK-ja në Ferizaj do ta udhëheq drejtorinë për shërbime publike

Alberton Sahiti nga AAK-ja në Ferizaj është emëruar drejtor për shërbime publike, pasi që drejtori i deritanishëm Arben Halili është liruar me dëshirë nga kjo pozitë.

Kryetari i komunës Agim Aliu, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se Sahiti është një kuadër i dëshmuar me kontributin e tij personal e familjar për Ferizajn e ferizajasit.

“Albertoni, me përvojën e tij në detyra publike e në sektorin privat do të udhëheq shërbime tona publike, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve. I urova mirëseardhje drejtorit Sahiti, duke i ofruar mbështetjen time të plotë në detyrën e tij”, ka thënë Aliu në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version