Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj ka marrë një donacion nga Cyrih, i cili do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit në Prishtinë.
Pjesë e këtij donacioni janë kamionët për mbledhjen e mbeturinave, të cilët do të lehtësojnë punën e shërbimeve komunale dhe do të kontribuojnë në mbajtjen e kryeqytetit të Kosovës më të pastër.
Ky donacion është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe përballimin e sfidave me menaxhimin e mbeturinave, duke siguruar kushte më të mira për qytetarët e Prishtinës. /Telegrafi/