Site icon Telegrafi

Alban Veseli hero i Pejës, treshja e tij fundosi Sutjeskan në trillerin e Karagaçit (Foto)

KB Peja ka shënuar fitore të madhe ndaj Sutjeskas në palestrën Karagaçi të Pejës me rezultat 76-74 pas vazhdimit të parë. 

KB Peja u prit nga mbi një mijë tifoz në palestër, të cilët përkrahën ekipin e tyre.

Por, starti nuk ishte pozitiv, për pejanët, të cilët mbetën disa pikë prapa në çerekun e parë.

Në çerekun e dytë kjo epërsi u thellua dhe ishte 10 pikë në fund të pjesës së parë.

Vetëm 1 mijë tifozë, Shqiponjat munguan në palestër.

Peja fuqishëm u rikthye, sidomos në çerekun e fundit, ku kishte mundësi edhe t’i përfundonte llogaritë për këtë duel.

Por, me dy pikë epërsi me nëntë sekonda të mbetur pas topit të kapur nga Lamarcus Reed nën kosh në sulmin e fundit, ishte Ahmetbasic që gjuajti, edhe pse ka mundur ta mbajë topin apo edhe të luajë për pikë të sigurta sepse kishte kohë.

Në kundërsulmin e radhës Sutjeska barazoi dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Trajneri Todorov më pas motivoi Ahmetbasicin dhe lojtarët duke u thënë se kjo mund t’i ndodhë secilit dhe se ndeshja mund të fitohet në vazhdime.

Sutjeska ishte e fortë, bëri mjaft rezistencë!

Në vazhdime u zhvillua sërish ndeshje shumë intensive dhe e barabartë, ku lojtarët më me përvojë e bënë të veten.

Mbrojtje të forta nga dyja skuadrat dhe sulmet e nxituara, bënë që shumë aksione të shpërdoren.

Në aksionin vendimtar të fundit të Sutjeskas, u shënuan dy pikë me çka u barazua rezultati plus edhe një gjuajtje e lirë e cila u shënua për një pikë epërsi për skuadrën malazeze.

Në time outin e fundit, trajneri Todorov ndërtoi aksionin për Lamarcus Reed, nga i cili kërkoi depërtim brenda, teksa kërkoi bllok nga Dahlman me Veselin dhe Rundels që do të qëndronin në qoshe.

Në time outin e radhës, trajneri Todorov ndërtoi aksionin për Lamarcus Reed, nga i cili kërkoi depërtim brenda, teksa kërkoi bllok nga Dahlman me Veselin dhe Rundels që do të qëndronin në qoshe.

Kështu edhe ndodhi, Veseli u pozicionua ashtu siç kërkoi trajneri dhe pas depërtimit të Reed, teksa iu afruan dy lojtarë, ai pasoi në mënyrë fantastike te Alban Veseli i cili me një treshe bombastike realizoi për 76-74. E gjithë palestra u ngrit në këmbë pas këtij momenti fenomenal.

2.3 sekonda mbetën në aksionin e fundit të Sutjeskas që shpërdoroi aksionin dhe Peja e fitoi këtë takim me 76-74.

Më i miri ishte pikërisht Alban Veseli me double double fantastik prej 21 pikë e 11 kërcime, përcjellë nga Noah Dahlman me 16 pikë e 8 kërcime dhe Lamarcus Reed me 13 pikë e 13 kërcime.

Me këtë, Peja shënon fitoren e tretë në Ballkan Ligë dhe rrit gjasat për një kualifikim në fazën tjetër të kësaj gare. /Telegrafi/

Exit mobile version