Telegrafi

Alba: Morata është i mirëpritur te Barcelona

Jordi Alba ka deklaruar publikisht se ka shpresë se janë të vërteta raportet e mediave që thuhet se Barcelona do të nënshkruajë me sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata.

Mediumi RAC1 raportoi këtë javë se gjigantët katalunas po konsiderojnë një marrëveshje për reprezentuesin spanjollë që u bashkuan me Blutë nga Real Madridi në një marrëveshje 65 milionë euro verën e kaluar.

Mbrojtësi i Barcelonës, Alba, shpreson se këto raportime të mediave të jenë të vërteta dhe Morata të bëhet pjesë e ekipit të tij.

Lexo po ashtu Alvaro Morata i vetofrohet Barcelonës

“Morata ka qenë një lojtar fantastik për shumë vite”, ka thënë fillimisht Alba për Diario AS.

Alvaro Morata (Getty Images)

“Unë e vlerësoj shumë dhe kemi qenë shokë të ekipit (me ekipin kombëtar spanjoll), por në fund të fundit i përket klub për të bërë ndonjë lëvizje”.

“Lojtarët e rinj janë gjithmonë të mirëpritur te Barça dhe Alvaro nuk do të ishte ndryshe”, ka përfunduar spanjolli.

Lexo po ashtu Barcelona mund të transferojë Moratan

Sulmuesi spanjoll ka tundur rrjetën me 16 gola në 45 ndeshje për ekipin londinez, por ka mbetur rezervistë te Chelsea tanimë.

Tregimi i medias katalunase lë të kuptohet se sulmuesi do të ishte i gatshëm të përmbushë një rol të vogël te Blaugranët në vend që të mbajë një qëndrim të ngjashëm në Stamford Bridge. /Telegrafi/