Site icon Telegrafi

Alba Çobaj, e vetme, e lumtur…dhe yll televiziv

‘Gossip Girl’ është formati i ri televiziv i cili transmetohet në IN TV. Moderatorja Alba Çobaj, e njohur për publikun nga një reality show, duket se e ka lënë vite larg atë imazh. Tani të gjithë e njohin si “Gossip Girl”.

Nga: Elda Laze

E harruam Albën e Big Brother, tani ke dalë me një imazh të ri si moderator e Gossip Girl. A mund të më tregosh pak më shumë për këtë eksperiencë?
Alba e BB është Alba që i parapriu asaj që jam tani. Duhet ta pranoj që sado e vështirë ishte ajo eksperiencë, më ndihmoi të promovohesha dhe të me jepej mundësia e shumë dëshiruar nga unë, pra të isha pjesë e botës televizive. Konkretisht, edhe pse ishte Top Channel ai që më “lindi”, i jam mirënjohëse IN TV; ku aktualisht kam emisionin tim, sepse po më “rrit”. Jam me moton “Nënë quhet ajo që të rrit dhe jo ajo vetëm ajo që të lind…”!

Mes planeve te tua është edhe përfshirja si përkthyese ne një shtëpi botuese, pse e pranove te dalin sytë duke përkthyer kur je një vajze e bukur, e re dhe mund te kesh lehtësira nëpërmjet pamjes. Pse vendose te punosh kaq shume?
Unë kurrë nuk ka dashur t’i arrij gjërat përmes pamjes time. Dua të bëj gjëra cilësore e me vlerë. Pamjen mund ta ketë kushdo por unë investoj shumë tek shpirtërorja prandaj jam kujdesur gjithmonë që gjithçka ta arrij vetë përmes aftësive dhe jo vetëm pamjes. Tek e fundit, nuk do jemi përjetësisht të bukura prandaj dua të mbahem mend për vepra dhe jo vetëm për foto.

Të kam ndjekur pak në Big Brother, për aq sa kam parë kam menduar me vete: “Po Alba çfarë bën me atë tipin aty”? Kishte kimi mes jush?
Në fakt, shumë persona kanë qenë skeptik përsa i përket lidhjes tonë. Çuditërisht edhe pse tipi im ishte shumë ndryshe nga tipi i tij, arritëm të gjenim përputhshmëri në shumë gjëra. Pavarësisht si rrodhën gjërat më pas, unë si Alba përshtatem me karakteret e ndryshme të njerëzve dhe prandaj nuk është çudi të kem partner dikë të ndryshëm nga unë. Mjafton të më japë ngrohtësinë e dashurinë që kam nevojë. Asnjë nuk duhet gjykuar nga pamja, madje mendoj që zgjedhja e partnerit nuk duhet bërë në bazë të pamjes së jashtme apo tipit të ndryshëm që mund të ketë, por sipas energjisë që dikush të përcjell.

Ndonjëherë dashuritë janë thjesht pasoja të një ndarjeje të mëparshme ose lidhjeje të mëparshme. A mendon dhe ti kështu?
Ndjenjat që lindin në këto raste nuk do ti quaja dashuri. Mund të jenë ngushëllim, mungesë apo nevojë për të pasur dikë afër për të mos u ndjerë vetëm. Por jo dashuri! Dashuria vjen pa pyetur, papritmas e pa shkak. Thjesht ndodh dhe kaq! Nuk ka kohë apo vend të caktuar. E bukura e dashurisë është që nuk njeh kufi e nuk mbaron kurrë, edhe kur mbaron për dikë, qenia njerëzore është krijuar e tillë që të “rilindi” e dashurojë përsëri. Ne duam në shumë forma, njerëz të ndryshëm gjatë jetës.

Çfarë të pëlqen te një mashkull?
Tek një mashkull pëlqej burrërinë. Pra, pak rëndësi ka pamja tek një njeri, kur është sjellja ajo që mund ta penalizojë apo t’i dhurojë imazh të mirë. Sigurisht, prezenca ndikon në tërheqjen e parë, por përpos saj, është energjia e kimia që dikush më përcjell dhe kjo jo medoemos lidhet me pamjen. Dua që mashkulli të bëj rolin e tij dhe mos përvetësojë sjellje që i takojnë femrave t’i bëjnë! Kjo është ajo që pëlqejë, të jetë mashkull, në të gjitha kuptimet! Të jesh mashkull nuk nënkupton të kesh një makinë luksoze e të jesh i fortë por do të thotë të dish të trajtosh e kuptosh çfarë do një femër! Unë pëlqej meshkujt e vendosur, që dinë çfarë duan e luftojnë për ato që duan. Nuk pëlqej njerëzit me luhatje humori e që nuk dinë se çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre. Dua dikë përkrah që të më stimulojë e përkrahë gjithmonë e më shumë për të ecur para. Dikë që di të qeshe e më bën të qesh. Mashkulli që çdo femër duhet të ketë përkrah, duhet të dijë t’i depërtojë thellë në mendje e ta bëjë të lumtur.

Karakterizohesh si vajzë çapkëne, meshkujt tremben disi nga tipa të tillë. A ka ndodhur ndonjëherë që një mashkull të jetë trembur nga karakteri jot?
Shumë shpesh ndodh që në fillim të jenë stepur por më pas kur më kanë njohur më thellë, kanë kuptuar që sado çapkëne dhe e fortë të jem, dua në fund të fundit, atë që do çdo femër, pra ngrohtësinë e dashurinë e një mashkulli. Nëse tremben atëherë do të thotë që nuk përballojnë dot energjinë dhe vitalitetin tim. Shumica e meshkujve, kanë komplekse inferioriteti, duan pranë vetes një femër më pak të realizuar se ata, sepse nëse është e kundërta, ata stepen! Gjithsesi, kush e njohu vërtet Albën, e dashuroi!

Nga ana tjetër, mendoj se femrat e hedhura e të pavarura jo gjithmonë janë ato që “bëjnë ligjin” me meshkujt, si mendon?
Unë të paktën nga eksperienca ime, kam pasur pak problem të më dominojnë sepse kam qenë aq aktive e kam dhënë sa për dy në marrëdhënie, gjë për të cilën jam penduar absolutisht. Nuk dua të bëj ligjin, dua që secili të bëj rolin e tij në një raport. Kur ngatërrohen rolet, marrëdhënia kalon në krizë e derisa përfundon në ndarje, siç më ka ndodhur dhe mua.

Unë dyshoj se nën petkun e një vajze moskokëçarëse fsheh një natyrë të butë? Të paktën këtë besoj në raport me meshkujt…
Pikërisht, të jem e sinqertë, kjo ka qenë ajo që më ka penalizuar shumë në marrëdhënie, butësia. Kur dashuroj, përfshihem totalisht dhe jam krejtësisht ndryshe nga Alba e egër e luftarake që njerëzit janë mësuar të shohin. E shpjeguar dhe nga ana psikologjike, femrat të cilat duken të egra nuk bëjnë këtë për të kamufluar brishtësinë e butësinë sepse kanë frikë mos zhgënjehen serish.

Kur je në një lidhje ti je “bossi”? Si duhet të jetë raporti në një çift, kush duhet të drejtojë lidhjen, femra apo mashkulli?
Unë nuk kam dashur kurrë të jem “bossi”, por nëse dikush duhet të merrte frenat në dorë e t’i jepte situatave një rrugëzgjidhje, më është dashur t’i “ngec” vetes këtë rol. Lidhjen duhet ta drejtojnë të dy. Ta bëjnë të dy të funksionojë, secili me mënyrat e tij. Një lidhje mbahet gjallë nëse të dy partnerët japin më të mirën për të ushqyer dashurinë. Kur njëri prej tyre bën për të dy, aty lidhja ka filluar të shkatërrohet, prandaj marrëdhënia ka nevojë për dy.

Tani që ke filluar të drejtosh një shato televiziv ka pasur ndryshime në jetën tënde personale?
Deri tani, jeta ime vazhdon njësoj, pra jam single. Kuptohet që njohjet, takimet e shoqërimi me djem nuk më mungojnë por akoma nuk kam diçka konkrete. Ende nuk ka dalë ai që të më rrëmbeje zemrën prandaj jam fokusuar tek karriera, e cila ka zënë vendin primar tani në jetën time.

Ka pasur ndryshime jeta jote sentimentale mes asaj që ka qenë kur ishe e panjohur dhe tani?
Po, ka pasur pak ndryshime. fizikisht, më duhet ta pranoj që operacioni i hundës më ndryshoi totalisht. Por ama, Nuk kam vuajtur ndonjëherë për vëmendjen e meshkujve për shkak të tipit tim, prej të cilit tërhiqen shumë, por nuk diskutohet që tani më njohin më shumë si brenda dhe jashtë kufijve prandaj dhe kërkesat janë shtuar.

Po tani që je bërë showgirl e sipas parashikimit tim “the next television star”, ke më shumë vëmendjen e meshkujve?
Kam dëgjuar nga mikesha të mia, të cilat janë personazhe publike të cilat ankohen se pasi janë bërë të famshme, e kanë pasur më të varfër jetën sentimentale.

Nëse do të të duhet të zgjidhje mes një jete personale të pasur, por një karriere të varfër dhe anasjelltas cila do të ishte përgjigja jote tani?
Dihet që vajzat e ekraneve janë përherë të lakmuara dhe në qendër të vëmendjes. Jetën personale këto kohë e kam mjaft të pasur, po ashtu karriera edhe pse në hapat e parë, po ecën mjaft mirë. Nëse do më duhej të zgjidhja, sigurisht do zgjidhja jetën personale, pasi karrierën do e kisha gjithmonë paralel, duke e rritur veten profesionalisht. Nuk më pëlqejnë zgjedhjet e detyruara dhe shpresoj mos të jem kurrë përballë këtij kushti.

Tani je ‘single’?
Po jam ‘single’ dhe e lumtur!

Të pëlqen me shumë vetja kur je singëll apo në një lidhje?
Të dyja kanë të mirat e këqijat e veta. Mjafton të ndihem mirë me veten pak rëndësi ka vetëm apo me dikë. Ndonjëherë më mirë vetëm sesa me dikë që nuk je e lumtur! Gjithsecili duhet të bëjë atë që e bën të lumtur prandaj statusi që zgjedh, nuk ka rëndësi!

Cilat janë avantazhet e të qenit singëll?
Avantazhi më i mirë është që nuk ke përgjegjësi e nuk jep llogari askund. Mund te bësh çfarë të duash dhe je e lirë për gjithçka.

Po kur je në një lidhje?
Avantazhi i lidhjes varet nga lidhja që krijon. Jo të gjitha lidhjet kanë avantazhe. Mund të jesh me dikë e të ndihesh sikur je vetëm, prandaj gjithçka varet nga partneri e raporti që është krijuar! Sigurisht, nëse çdo gjë është në rregull në një marrëdhënie, të kesh dikë që dashuron dhe e anasjelltas, është gjëja më e bukur.

Kur ka qenë hera jote e fundit që ke dalë në një takim me një mashkull?
Jam selektive në radhë të parë. Që të dalë në një takim të mirëfilltë, do të thotë që duhet të kem një kimi apo tërheqje, gjë që për momentin nuk e kam. Prandaj , kam pasur takime vetëm në kuadrin shoqëror.

Si shkoi?
Unë kam shumë miq meshkuj. Sigurisht që duke qenë single më rastis të dal dhe në takime , jo patjetër me një qëllim të caktuar. Shkojnë mirë deri në aspektin e shoqërisë pasi asnjë nuk përmbush kushtet për të kaluar në diçka më shumë.

Cila do të ishte mënyra më e mirë që një mashkull të tërhiqte vëmendjen tënde?
Nuk ka skema kjo gjë. Mjaftonte të ishte vetja e jo të fshihej nën petkun e “Djalit të vendosur” kur nuk është apo e “Djalit të pavarur” kur nuk lidh dot këpucët e tij pa marrë leje nga mami! Prandaj, ai që do donte të më tërhiqte duhet të ishte një mashkull që di çfarë do, dhe ajo që do duhet të jem unë!

Cila është fraza më e bukur që të kanë thënë ndonjëherë për të tërhequr vëmendjen?
Fraza më e bukur! Kanë qenë shumë por një nga më të veçantat ka qenë “Ke sy plotë botë…” Komplimentet për pamjen janë të zakonshme dhe neve femrave na janë bërë rutinë. Janë ato, komplimentet për cilësitë, virtytet e shpirtin, ato që të gëzojnë e kanë vërtet peshë kur thuhen.

Beson te dashuria?
Pavarësisht sa mund të jem zhgënjyer nga kjo fjalë, po besoj! Besoj akoma që dashuria është ndjenja më e bukur që ndjejmë e nuk ka rëndësi nëse është për prindërit, partnerin apo fëmijën. Të duan e të duash, është diçka që nuk ka çmim dhe prandaj po, besoj që dashuria ekziston akoma dhe tani, mes hipokrizisë e dashakeqësisë që ka zaptuar shumë njerëz.

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për dashurinë?
Sakrifica më e madhe…Kam duruar e kam falur gjëra që unë në parimet e mia i quaja të pafalshme. Asnjëherë nuk duhen thyer parimet, duke qenë se janë një rregullator i brendshëm i joni, por kur njeriu dashuron, e ka të pamundur ti qëndrojë strikt.

Deri ku do të arrije për dashurinë?
Do arrija deri aty ku do arrinte dashuria për mua. Asnjëherë nuk duhet të japim më shumë se ç’marrim. Ky ka qenë një gabim i bërë që më ka mësuar shumë. Sidoqoftë jam Alba që jam sot, falë gjithë eksperiencave të mira e të këqija. Të gjitha shërbejnë në jetë, dhe dashuria gjithashtu!

A të dalin gjithmonë parashikimet?
Parashikimet e motit jo kurrë! (Qesh) Ndërsa në jetë shumicën e atyre që parashikoj më kanë ndodhur. Kam intuitë goxha të zhvilluar. Sigurisht, që të papritura ka, si të mira e të këqija por në të dyja rastet mundohem ti menaxhoj me kujdes. Është vështirë të parashikosh atë që do të ndodhë, prandaj duhet të jemi vigjilent dhe ti mendojmë mirë gjërat për pasojat që mund të sjellin.

Ku e sheh veten pas ca vitesh?
Pas disa vitesh, veten e shoh të realizuar dhe me një karrierë të suksesshme, si përkthyese dhe gazetare. Sigurisht që në planet e mia është dhe të martohem e të kem fëmijë. Nuk jam dakord të lë pas dore jetën private për shkak të profesionit por mendoj që duhen alternuar të dyja. Një femër e aftë dhe e me sukses në profesionin e saj, nuk është gjë tjetër veçse inspirim për brezin e ri dhe ata që e rrethojnë. Femrat, ditët e sotme kanë ndryshuar dhe jam e lumtur që gjithmonë e më shumë ato synojnë të jenë të pavarura dhe të forta, pa u varur nga mashkulli. Ky është shembulli që ndjek unë.

Exit mobile version