Hatem Ben Arfa edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të largohet prej skuadrës së Paris Saint-Germain.
Futbollisti francez nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me liderin aktual të ligës elitare franceze.
Kontrata e 31-vjeçarit do të mbarojë në qershor të këtij viti, që do të thotë se do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit.
Ai ka publikuar një mesazh në llogarinë personale në Instagram duke njoftuar se “ky është fundi i aventurës sime me PSG-në, por përkundër momenteve të vështira, jam i lumtur që kam veshur këtë fanellë, do të mbaj kujtime të mrekullueshme me shokët e ekipit tim. Unë gjithmonë do ta dua këtë klub”.
Inter dhe Milan tashmë janë të lidhur me mesfushorin anësor të kombëtares franceze ndërsa edhe romakët gjithashtu janë një opsion për futbollistin.
Shpesh i akuzuar për mungesë të disiplinës, ai ishte fjalosur me trajnerin, Unai Emery dhe nuk është paraqitur asnjë ndeshje këtë sezon në Ligue 1.
Theksojmë se futbollisti në të kaluarën ka luajtur edhe për newcastle United, Lyon, Marseille dhe Nicen. /Telegrafi/