Site icon Telegrafi

Alarmohen skuadrat e mëdha evropiane, Tottenham i gatshëm ta shesë mbrojtësin Romero

Tottenham mund të jetë gati të ndahet me qendërmbrojtësin Cristian Romero këtë verë.

Klubi i ka vendosur afat argjentinasit për të nënshkruar kontratë të re, në të kundërtën do të mendojnë për shitjen e tij.

Romero ka luftuar me lëndime gjatë dy sezoneve të fundit dhe ky vit ka qenë veçanërisht sfidues për të, me vetëm 12 paraqitje në Ligën Premier.

Real Madridi e ka monitoruar Romeron prej disa vitesh dhe është impresionuar nga paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2022 , ku ai ndihmoi Argjentinën të fitonte titullin.

Përveç Realit interesim për mbrojtësin kanë shprehur edhe PSG, Chelsea dhe Manchester United.

Sipas GiveMeSport, Romero nuk është i bindur për nevojën e zgjatjes së kontratës me Tottenhamin dhe klubi është i përgatitur t’i japë atij një ultimatum: ose të nënshkruajë kontratën përpara se të hapet afati kalimtar i verës ose do ta nxjerrin në shitje.

Nëse Tottenham vendos të shesë, ata pritet të marrin rreth 60 milionë euro, duke marrë parasysh statusin e Romeros si zëvendës kapiten dhe kontratën e tij, e cila është deri në verën e vitit 2027.

Këtë sezon, Romero ka shënuar një gol në 17 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version