Dje, rreth orës 8 të mëngjesit në Surqin në periferi të Beogradit, është raportuar se nxënësi 15-vjeç me inicialet P.R. nxënës i shkollës “Dushan Vukasoviq Diogen”, po bënë probleme dhe kërcënonte se do të vrasë të gjithë.
Siç raportojnë mediat në Serbi, patrullat më të afërta të policisë menjëherë u shfaqën në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.
“Në vendin e ngjarjes u konstatua se P.R. para se të arrinte në shkollë, në rrugë pati një konflikt verbal me V.G. (15), e më pas vrapoi në shkollë dhe filloi të bërtet dhe kërcënojë se do të rrah dhe vrasë të gjithë”, tha një burim.
P.R. i është drejtuar kujdestares së klasës Zh.S. (48) se do të ndëshkojë si është më së rëndi.
Pas kësaj, adoleshenti shkoi në shtëpi dhe u mbyll në dhomën e tij.
“Patrullat e policisë e gjetën djaloshin në shtëpinë e tij, por ai refuzoi të komunikoi dhe sillej çuditshëm ku më pas është ftuar ekipi i ndihmës së shpejtë”, shtoi burimi.
Ekipet e ndihmës së shpejtë nën shoqërimin e policisë, por edhe të ëmës së djalit e dërguan adoleshentin në klinikën e neurologjisë dhe psikiatrisë. /Telegrafi/