Site icon Telegrafi

Alarm te Leicesteri, Brendan Rodgers tregon se disa lojtarë kanë shfaqur simptoma të coronavirus

Alarmi te Leicester City. Trajneri i dhelprave, Brendan Rodgers sot në konferencë për shtyp, ka konfirmuar se disa lojtarë të klubit kanë treguar “simptoma dhe shenja” të coronavirusit.

Sipas BBC, tre futbollistë të klubit janë izoluar tashmë.

“Ne kemi pasur disa lojtarë që kanë shfaqur simptoma dhe shenja të coronavirusit. Ne ​​kemi ndjekur procedurat dhe si masë paraprake janë mbajtur jashtë ekipit”.

“Shëndeti është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë trajner para ndeshjes ndaj Watfordit.

 

Kjo ndeshje e cila tani është në ajër dhe ende nuk dihet se a do të zhvillohet.

Tani për tani, Liga Premier nuk ka vendosur që të luajë me dyer të mbyllura në kampionat.

Qeveria Britanike tashmë po punon në disa skenarë në rast se coronavirusi përparon në vend.

Ndeshja e vetme e shtyrë ishte ajo mes Manchester Cityt dhe Arsenalit për shkak të kontaktit të Evangelos Marinakis, pronar i Olympiacos dhe Nottingham Forest, me lojtarët e ‘Topçinjve’ në ndeshjen e tyre në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version