Site icon Telegrafi

Alarm te Franca: Benzema largohet i dëmtuar në ndeshje ndaj Bullgarisë, pak ditë para Euro 2020

Franca po luan miqësoren e fundit para Kampionatit Evropian, ku po takohet me Bullgarinë.

Pjesa e parë u mbyll në të mirë te ‘Gjelave’ prej 1-0 që gjetën golin me Antoine Griezmann.

Por momenti më i keq për francezëtr ishte lëndimi i sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, që u detyrua të largohej pas 39 minutash.

Benzema kishte një përplasje me Ivan Turitsov, kur po tentonte një goditje në portë.

Ai kërkoi të zëvendësohej, duke ia lënë vendin Olivier Giroud.

Në orët në vijim do të ketë më shumë informacione, për të kuptuar seriozitetin e lëndimit. /Telegrafi /

Exit mobile version