David Alaba ka konfirmuar se është në bisedime me Bayern Munich për rinovimin e kontratës.
Kontrata e mbrojtësit austriak mbaron në qershorin e vitit 2018, por klubi bavarez dëshiron që të siguroj qëndrimin e tij në Munich.
”Ka pasur bisedime me Bayernin për kontratën e re, kjo është e vërtetë”, zbuloi Alaba për gazetarët.
Mediat kanë raportuar se për shërbimet e reprezentuesit austriak kanë shprehur interesim shumë klube evropiane mes tyre edhe Manchester City.