Mario Gotze u largua nga Bayerni për tu rikthyer në Borussia Dortmund.
Ylli i Gjermanisë nuk kaloi momente të mira në tri vitet e tij te Bayerni dhe kështu u detyrua të largohet.
Por shoku i tij më i mirë në Munich, David Alaba ka thënë se është i mërzitur me largimin e Gotzes dhe se Bayerni ka humbur shumë me të.
“Në vitet e fundit Gotze ka qenë i pafat për shkak të lëndimeve të shumta që ka pësuar”, shprehet Alaba.
“Ai ka qenë një lojtarë shumë i rëndësishëm për ne dhe për këtë tregojnë më së miri statistikat që ai ka”.
“Gotze ka qenë një nga shokët e mijë më të mirë dhe i uroj fat në Dortmund”, përfundoi Alaba. /Telegrafi/