Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, ka folur për rikthimin e Mario Gotze te Borussia Dortmund.
Austriaku ka thënë se ishte i mërzitur nga ky largim, por i dëshiron gjithë të mirat gjermanit te skuadra e re.
“Për mua personalisht është vërtetë një mekat, sepse isha i lidhur me atë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”.
“Por, ishte vendim i tij dhe i uroj gjithë të mirat”, ka thënë Alba.
Gotze ishe pjesë e Bayernit për tre sezone. /Telegrafi/