Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, është shprehur i fascinuar nga Carlo Ancelotti.
57 vjeçari menjëherë ka arritur që të rrëmbejë zemrat e lojtarëve te klubi bavarez.
“Ai është vërtet i mirë. Ai shkon mirë me të gjithë lojtarët, të rinjt e ata që janë që një kohë të gjatë. Mendoj se ai di mirë ta bëjë këtë”.
“Ai bën punë të mirë edhe me lojtarët e rinj. E shihni se ai ka eksperiencë për të gjitha gjërat. Jo kot është bërë trajner kaq i suksesshëm Ancelotti”, deklaroi Alaba. /Telegrafi/