Telegrafi

Al Rihla, topi zyrtar i Kupës së Botës “Katar 2022”

“Adidas” ka zbuluar topin zyrtar të Kupën e Botës “Katar 2022” dhe ai do të quhet “Al Rihla”.

Ky është topi i 14-të radhazi që kompania e njohur gjermane ka prodhuar për Botërorin e FIFA-s.

Ai është projektuar për të përballuar shpejtësinë maksimale të ndeshjeve, pasi udhëton në ajër më shpejt se çdo top tjetër në historinë e garës.

“Al Rihla” është topi i parë i Kupës së Botës i bërë ekskluzivisht me bojëra dhe ngjitës me bazë uji.

 

“Al Rihla” do të thotë “udhëtim” në arabisht dhe merr frymëzim nga kultura, arkitektura, anijet ikonë dhe flamuri i Katarit.

Ngjyrat e theksuara dhe të gjalla në një sfond margaritar përfaqësojnë vendin pritës të Kupës së Botës dhe shpejtësinë në rritje të futbollit. /Telegrafi/