Site icon Telegrafi

Al-Khelaifi: Për Mbappen klubet tjera ofertuan më shumë

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se shumë klube kanë ofruar më shumë se klubi i tij për Kylian Mbappen.   

Mbappe u bë blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të klubit kur kaloi si huazim nga Monaco për një vit me të drejtë blerje.

Lideri i Ligue 1 duhet të paguajë hiq më pak se 180 milionë euro për lojtarin 18 vjeçar pas një viti.

Al-Khelaifi, thotë se për lojtarin shumë klube të mëdha evropiane kanë ofruar më shumë.

“Ka qenë shumë garuese më besoni”.

“Disa klube kanë ofruar më shumë se ne. Por kur ne i shpjeguam projektin që kemi dhe ambiciet tona, ai është francez dhe parisien dhe vendosi me zemër”.

“Ai dëshironte të qëndronte në Francë dhe dëshiron t’i mbrojë ngjyrat e kombit të tij, po ashtu dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Vendosi vet”.

“Ai dëshiron ta shkruajë historinë këtu dhe vetëm e ka bërë këtë. A e kemi parë një foto të tij para 10 vitesh? Foto nuk gënjen. Ai e do klubin dhe ka ëndërrua të luajë për Paris Saint-Germain”, ka thënë Al Khelaifi. /Telegrafi/

Exit mobile version