Nasser Al-Khelaifi është parë shumë i lumtur gjatë prezantimit të Neymarit te skuadra e Paris Saint-Germain.
Presidenti i PSG-së e ka cilësuar Neymarin si futbollisti më të mirë në botë, ndërsa ka theksuar se së bashku do ta shkruajnë historinë e lavdishme të klubit, duke tentuar fitimin e ëndërr së tyre, Ligës së Kampionëve.
“Neymar erdhi këtu për të shkruar historinë e lavdishme të Paris Saint-Germain”, ka thënë fillimisht presidenti i klubit, Al-Khelaifi.
“Për mua Neymari është lojtari më i mirë në botë, kështu që ne kemi dashur të kemi lojtarin më të mirë në botë”.
“Transferime tjera? Lojtari më i mirë në botë është këtu. Le të shikojmë këtë”.
“Qëllimi ynë është që të fitojmë Ligën e Kampionëve … ëndrrën tonë. Ne do të luftojmë për të, sigurisht”, përfundoi Presidenti i PSG-së. /Telegrafi/