Nasser Al-Khelaifi ka thënë që dy yjet e ekipit, Neymar dhe Kylian Mbappe do të përfundojnë karrierën e tyre te Paris Saint-Germain.
Dyshja ishin të rëndësishëm më rikthimin e çmendur të PSG kundër Atalanta për të arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.
Megjithatë, e ardhmja e tyre ka vazhduar të përfolët dhe një largim i tyre nga Parc des Princes gjithmonë ka qenë pjesë e lajmeve.
Por, këto thashetheme i ka ndaluar presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi, i cili ka thënë se Neymar dhe Mbappe do të përfundojnë karrierën te klubi nga Ligue 1.
“Ney, me Kylian, janë nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për RMC Sport, pas lojës kur u pyet për yjet e tij.
“Neymar është në tre vendet e para. Neymar ishte njeriu i ndeshjes, ai ishte i shkëlqyeshëm”.
“Ai dhe Kylian nuk do të largohen kurrë. Ata do të qëndrojnë me PSG-në”, përfundoi presidenti i klubit francez. /Telegrafi/