Telegrafi

Al-Khelaifi: Jemi të lumtur që njëri nga lojtarët më të mëdhenj të kohës u bashkua me ne

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ndihet i lumtur me transferimin e mbrojtësit spanjoll, Sergio Ramos.

PSG njoftoi gjatë ditës transferimin e Ramosit, i cili erdhi si lojtar i lirë dhe nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me klubin nga Parc des Princes.

Transferimi i Ramosit e ka lumturuar jashtë mase presidentin Al-Khelaifi, i cili e ka cilësuar si lider dhe njërin nga lojtarët më të mëdhenj të kohës.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sergio Ramos, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

“Parisi sot mirëpret një nga lojtarët më të mëdhenj të kohës sonë. Ne jemi të lumtur të njoftojmë që Sergio Ramos po bashkohet me ne”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.

“Sergio është një futbollist i kompletuar, një nga mbrojtësit më të mirë në histori. Ai është një konkurrent i lindur, një lider dhe një profesionist i madh”.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Ramos pas nënshkrimit me PSG-në: Ndryshim i madh në jetën time, krenar që jam pjesë e këtij projekti

“Përvoja e tij e madhe dhe ambiciet e tij janë në harmoni të përsosur me ato të klubit”.

“Jam krenar që e shoh atë në fanellën e Paris Saint-Germain dhe e di që mbështetësit tanë do t’i bëjnë një pritje fantastike”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/