Site icon Telegrafi

Al-Khelaifi flet për të ardhmen e Mbappes

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaïfi ka dhënë një intervistë për median polake Meczyki, ku shqyrtoi të ardhmen dhe gjendjen shpirtërore të Kylian Mbappes.

Ndonëse ylli francez nuk e ka rinovuar ende kontratën, marrëdhëniet mes klubit dhe lojtarit tashmë gjenden në një armëpushim.

Te PSG besojnë ende në rinovimin e kontratës dhe jo largimin e tij në verë si lojtar i lirë, pasi nënshkrimet e Marco Asensio, Randal Kolo Muani, Ousmane Dembele dhe ardhja e Luis Enrique thuhet se ishin çelësi për të mbajtur numrin 7 për një tjetër sezon.

Lexo po ashtu Mbappe arrin marrëveshje të re me PSG-në, ky është një lajm i mirë edhe për Real Madridin

Për momentin, dhe me të ardhmen e tij plotësisht në dyshim për sezonin e ardhshëm, presidenti i PSG është i qetë për situatën e Kylian.

“Ai është një lojtar i PSG. Ai e do këtë klub dhe ai është një lojtar fantastik. Më i miri në botë”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.

“Ne jemi të lumtur që kemi Mbappen… dhe do ta kemi atë”, përfundoi presidenti i Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version