Site icon Telegrafi

Al-Khelaifi i emocionuar për rinovimin e Mbappe: Zgjatja e kontratës shënon një moment të jashtëzakonshëm në historinë e klubit tonë

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me Kylian Mbappe edhe për tre sezone të tjera.

Sulmuesi francez tani është i lidhur me klubin francez deri më 30 qershor 2025.

Në videon e njoftimin, Kylian Mbappe që ndodhej mbi çatinë e stadiumit ‘Parku i princave, ai tha vetëm dy fjali:  “Historia shkruhet këtu. Këtu është Paris”.

Në anën tjetër Nasser Al-Khelaifi, president i Paris Saint-Germain, ka thënë se ky moment ka shkruar një moment të jashtëzakonshëm në histori të klubit.

“Zgjatja e kontratës së Kylian shënon një moment të jashtëzakonshëm në historinë e klubit tonë dhe është një lajm i madh për të gjithë tifozët tanë në mbarë botën”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kylian Mbappe mbetet në PSG

“Që kur Kylian u bashkua me familjen tonë, pavarësisht moshës së tij të re, ai ka bërë mrekulli në të gjitha nivelet. Duke u zgjatur qëndrimin me Paris Saint-Germain, ai bëhet gurthemeli i projektit të klubit për vitet në vijim, brenda dhe jashtë fushës”.

“Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur – për Kylian, për tifozët tanë dhe për të gjithë familjen e Paris Saint-Germain në të gjitha kontinentet – për të vazhduar aventurën tonë fantastike të përbashkët. Për tifozët tanë dhe klubin tonë, ne do të hapim faqet më të bukura të historisë sonë”, ka thënë i pari i PSG-së.

Mbape është në Paris Saint-Germain që nga viti 2017 kur erdhi nga AS Monaco.

Ai tashmë është në historinë e klubit, pasi u bë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 168 gola dhe 87 asistime në 216 ndeshje, në të gjitha garat.

Lexo po ashtu “Historia shkruhet këtu” – fishekzjarrë dhe festë, Mbappe te PSG deri në vitin 2025

sulmuesi 23-vjeçar ka fituar 4 Ligue 1 (2018, 2019, 2020, 2022), 3 Kupa të Francës ( 2018, 2020, 2021), 2 Kupa të Ligës (2018, 2020). /Telegrafi/

Exit mobile version