Site icon Telegrafi

Akuzohet për sulm seksual, ish-futbollisti i njohur francez e pranoi se ishte alkoolik

Ish-sulmuesi i Francës, Wissam Ben Yedder, ka pranuar se është alkoolist, ndërsa është akuzuar  se ka kryer një akt seksual përpara një gruaje të re në makinën e tij, ndërsa ishte i dehur me pije alkoolike. 

Ben Yedder akuzohet se ka vozitur një grua të re, të lindur në vitin 2001, në një parking nëntokësor, duke tentuar të masturbojë para saj dhe duke i prekur kofshën, raporton RMC Sport. 

Ish-sulmuesi i Sevillas dhe Monacos, tani 34 vjeç, do të dalë në gjyq për sulm seksual më 15 tetor, pasi u arrestua në fillim të këtij muaji në Cap d’Ail, afër Nices. 

Mbrojtja e tij këmbëngul se pretendimi për prekjen e kofshës së gruas “nuk është një fakt serioz” dhe ai u arrestua në gjendje të dehur mes natës të së premtes së 6 shtatorit dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Ben Yedder është i ndaluar të largohet nga rajoni Alpes-Maritimes dhe është nën mbikëqyrjen e policisë nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, ku nuk mund të shkojë në asnjë bar apo klub dhe nuk lejohet t’i afrohet viktimës së tij të supozuar.  

Ai gjithashtu duhet të paraqitet në komisariat dy herë në javë deri në gjykim. 

Prokuroria Publike në Nice dhe Prokurori i Përgjithshëm kërkuan që Ben Yedder të mbahej në paraburgim deri në gjykim, megjithatë, trupi hetimor vendosi që ai të mos ishte nën mbikëqyrjen gjyqësore deri atëherë. 

Lexo po ashtu Shpërthen afera në Francë: Ish reprezentuesi francez i pagoi fshehtas 1.6 milion euro femrës që përdhunoi?

Ben Yedder dyshohet se mori pjesë në një takim të “Alkoolikëve Anonim” si pjesë e rehabilitimit të tij dhe tha se shpresonte të shërohej dhe gjithashtu vizitoi një psikolog. 

Sulmuesi luajti për herë të fundit për kombëtaren franceze (19 ndeshje, tre gola) në qershor 2022. Ai ka bërë karrierë në Toulouse, Sevilla dhe Monaco, ku ka shënuar 259 gola në 513 ndeshje. 

Futbollisti me përvojë ishte dënuar më parë me gjashtë muaj burg nga një gjykatë spanjolle për evazion fiskal dhe ai dhe vëllai i tij ishin akuzuar më parë për ngacmim seksual ndaj dy femrave. /Telegrafi/  

Exit mobile version