Mbrojtësi francez i Manchester Cityt, Benjamin Mendy doli sot para një gjykate në Angli, ku dha versionin e tij në lidhje me akuzat se për përdhunim që janë ngritur ndaj tij pak ditë më parë.
Mediat angleze shkruajnë se gjykata që mori në pyetje 27-vjeçarin paraditen e sotme, vendosi t’ia delegojë çështjen një gjykate më të ulët.
Seanca e radhës për Mendyn do të mbahet më 11 shtator.
Avokatët e mbrojtësit kërkuan që ai të hetohej në si i lirë, por gjykata nuk ishte e këtij mendimi dhe Mendy do të duhet të qëndrojë në ambientet e paraburgimit në Liverpool, të paktën deri më 11 shtator.
Ndaj mbrojtësit janë ngritur 4 akuza përdhunimi, për ngjarje që pretendohet të kenë ndodhur mes tetorit të vitit të kaluar dhe gushtit të këtij viti.
Manchester City e ka pezulluar futbollistin pa afat, në pritje të vendimit të gjykatës. /Telegrafi/