Telegrafi

Akuzat për hakerin 18-vjeçar

Mbi të riun rëndojnë 5 akuza, ndër të cilat edhe vjedhje të të dhënave sekrete si dhe thyerje e qëllimshme e sistemeve të sigurisë. Këto akuza i’u komunikuan zyrtarisht sot të riut, Jake Davis, gjatë paraqitjes së tij në gjykatën Westminister në Britani.

Hetuesit po investigojnë edhe lidhjet e mundshme të të riut me grupin e hakerave Lulz Security apo Anonymous. Nga sulmi që Agjensia Kombëtare për Krimin e Organizuar pësoi më 20 korrik, i gjithë sistemi online, u fik për orë të tëra. /Telegrafi/