Për shumë njerëz akullorja vepron kundër stresit dhe madje konsiderohet më e mire se seksi. Edhe pse ka ndikim pozitiv në shmangien nga depresioni, akullorja nuk rrit numrin e të rrahurave të zemrës në minutë, siç bën seksi.
Një studim i fundit italian ka treguar se 70 % e njerëzve në frigoriferin e tyre mbajnë akullore rezerve dhe e shfrytëzojnë atë si “terapi kundër stresit”.
Të anketuarit në studim kanë pohuar se akullorja përmirëson shumë gjendje, siç është lodhja dhe stresi, depresioni, pakënaqësitë e ndryshme, shqetësimi, vetmia dhe zemërimi.
Ndërsa kur flitet për akulloren, marrëdhëniet seksualë renditen të dytat. Numri më i madh i të anketuarve janë përgjigjur se akullorja duhet të shijohet kur je vetëm, ndërsa 40 % e tyre kanë preferuar shijimin e akullores së bashku me partnerin.