Site icon Telegrafi

Akullnaja e Himalajes në Indi ‘shkëputet’ dhe përplaset në një digë, 150 persona besohet të kenë vdekur nga vërshimet

Rreth 150 njerëz besohet se kanë vdekur në Indinë veriore pasi një akullnajë Himalaje u thye dhe u përplas në një digë të dielën, derisa përmbytjet detyruan evakuimin e fshatrave në rrjedhën e poshtme.

“Numri aktual nuk është konfirmuar ende, por 100 deri në 150 njerëz vlerësohen të vdekur”, tha për Reuters, Om Prakash sekretari kryesor i shtetit Uttarakhand, ku edhe ndodhi incidenti.

Një dëshmitar raportoi për një mur pluhuri, shkëmbi dhe uji, derisa orteku zhurmonte në luginën e lumit, transmeton Telegrafi.

“Erdhi shumë shpejt, nuk kishte kohë për të lajmëruar askënd”, tha Sanjay Singh Rana, i cili jeton në rrjedhën e sipërme të fshatit Raini.

“Unë ndjeva se edhe ne do të ‘rrëmbeheshim’”, potencoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version