Aktorja Rebel Wilson është përgjysmuar, duke i humbur 45 kilogramë peshë trupore dhe e ka befasuar shumicën me figurën e saj
Rebel (39) është krenuar me dukjen e re, për të cilën meritën e ka trajneri i saj, mirëpo edhe me mënyrën e ushqimit të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Aktorja më parë ka bërë të ditur që ky vit do të jetë “vit i shëndetit”, ndërsa gjykuar sipas figurës së saj, ia ka arritur këtij qëllimi.
Rebel është dobësuar madje për 45 kilogramë.
Edhe pse kilogramët një kohë të gjatë i ishin shenjë mbrojtëse, megjithatë ka vendosur ta zgjidhë këtë problem.
Trajneri i saj ka publikuar në Instagram fotografinë në të cilën shihet sa është dobësuar aktorja.
Ajo ka ushtruar me ngulm, me vetëm një ditë pushim, gjë që ka rezultuar me humbjen e kilogramëve.
Të udhëhequr me rezultate të dukshme, aktorja dhe trajneri i saj nuk do të ndalen me kaq.
/Telegrafi/