Site icon Telegrafi

Aktorja e famshme tregon ndryshimin pas stërvitjeve në shtëpi për katër javë

‘Doja të fokusohesha përsëri te vetja’

Shay Mitchell postoi një foto me rezultatet para dhe pas transformimit prej 4 javësh, pas përdorimit të një programi stërvitjeje në shtëpi.

“2020 ishte viti i kërkimit të diçkaje që të na bëjë të ndihemi mirë. ‘Të ndjerit mirë’ për mua, erdhi në formën e ushqimit të pashëndetshëm, pizhameve dhe zhdukjes së stërvitjes nga rutina ime. E gjithë kjo ishte në rregull për një periudhë, sepse kjo që po kalojmë quhet “kohë e vështirë” jo pa arsye.”

Aktorja shton:

“Sidoqoftë, mësova edhe për vetë-kujdesin fizik dhe mendor dhe vendosa të përqendrohem përsëri te vetja. Jam versioni më i mirë i vetes për vajzën time dhe për gjithë të tjerët, kur kujdesem për veten.”

Në fillim të këtij viti, Shay Mitchell tha për Forbes se rregulli i saj rreth stërvitjes është “nëse nuk të bën të ndihesh mirë, mos e bëj”.

Ajo thekson se s’ka asgjë të keqe të marrësh një ditë pushim apo të hash ca ushqime të pashëndetshme, por “në ditët me energji, punoni fort”.

“Pasi të shihni rezultatet e para të punës suaj, do ndiheni edhe më të motivuar për të vazhduar më tej.”

Exit mobile version