Site icon Telegrafi

Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë, Halimi: Pushteti vazhdon të luajë një farsë cinike

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, në një reagim publik ka thënë se akorët e Teatrit Kombëtar vazhdojnë të jenë në grevë që 40 ditë.

Halimi ka pohuar se për këtë situatë, Qeveria po tregon indiferencë, transmeton Telegrafi.

“Aktorët e Teatrit Kombëtar nuk ngrisin perden për shfaqjen e radhës. Tragjikomedia e pushtetit vazhdon me një skenar të pamëshirshëm: as në fund të mandatit qeverisës, indiferenca nuk ndalet. Prej 40 ditësh, aktorët e Teatrit Kombëtar janë në grevë, duke kërkuar të drejtat më bazike – kushte pune njerëzore dhe paga dinjitoze”, ka shkruar ajo.

Tutje, Halimi pohon se “në këtë skenë absurde, ku artistët janë në grevë pushteti vazhdon të luajë një farsë cinike. Tregojnë moskokëçarje për kulturën dhe për ata që mbajnë gjallë shpirtin artistik të vendit”.

“Shikoni mirë këtë skenë! Sepse është pasqyrimi i vërtetë i një pushteti që rrënon artin dhe shpërfill dinjitetin njerëzor”, thotë tutje ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version