Site icon Telegrafi

Aktivizohet vullkani në Indonezi, hiri i tij ngritet deri në pesë kilometra lartësi

Vullkani Sinabung në Indonezi është riaktivizuar, duke u ngritur retë e hirit deri në 5 mijë metra lartësi – e të gjitha fshatrat përreth tij janë mbuluar nga hiri.

Nuk ka pasur evakuime për shkak të shpërthimit të vullkanit, kurse nuk është ndërprerë të trafikut ajror në këtë rajon, transmeton Telegrafi.

I lartë mbi 2.600 metra, vullkani Sinabung ka qenë shumë aktiv nga 2010 kur humbën jetën dy persona e më 2014, 17 tjerë e kishin pësuar me jetë dhe më 2016, shtatë burra u gjetën të vdekur.

Në Indonezi, vend ky me më shumë se 120 vullkane, Sinabung është një prej dy vullkaneve më aktive. Gjatë viteve të fundit, rreth 30 mijë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në afërsi të këtij vullkani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version