Në studim kanë marrë pjesë 138 persona më të vjetër se 50 vjet të cilët kanë qenë të rrezikuar nga zhvillimi i demencës (e cila paraqet rënien e funksioneve psikike, në radhë të parë atyre të kujtesës dhe inteligjencës, zakonisht te të moshuarit).
Participantët janë ndarë në dy grupe: grupi i kontrollit dhe grupi i cili është dashur së paku 150 minuta në javë të merret me aktivitet mesatar fizik, siç është ecja, vallëzimi ose notimi.
Rezultatet kanë treguar se mjaftojnë 20 minuta aktivitet fizik në ditë për t’i përmirësuar aftësitë njohëse te personat moshuar.