Telegrafi

Aktiviteti fizik më i rëndësishëm se aktiviteti mendor

Mjekët rekomandojnë sportin dhe aktivitetin fizik si rrugën më të mirë për të mbajtur në formë trurin dhe inteligjencën sidomos për të moshuarit.

Vitet e fundit tregu është plotë e lojëra të ndryshme elektronike për të mbajtur në formë trurin. Por kësaj radhe specialistët thanë se aktiviteti fizik është më i rëndësishëm se aktiviteti mendor për të mbajtur në formë inteligjencën e trurit.

Testet treguan se vrapi, ecja në këmbë dhe gjimnastika e rregullt ul 40% më shumë rrezikun dobësimit të trurit në krahasim me ushtrimet mendore si kujtimi i emrave apo analizimi i informacioneve. /Telegrafi/