Shkencëtarët nga Universiteti i Illinoisit kanë analizuar nja grup rezultatesh nga studimet e mëparshme të cilat sugjerojnë se aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në funksionet e tilla ku përfshihen planifikimi, kujtesa dhe kryerja e njëkohshme e shumë detyrave.
Me kalimin e moshës, këto funksione ekzekutuese gjithnjë e më vështirë realizohen, dhe kjo ndodh për shkaka të ndryshimeve në tru gjatë kalimit të viteve.
Rezultatet e reja sugjerojnë që aktiviteti i rregullt fizik me një intensitet mesatar është në lidhshmëri pozitive me rezultatet më të mira në testet e funksioneve ekzekutive si edhe me rritjen e vëllimit të trurit.