Site icon Telegrafi

Me aktivitete sportive, Peja festojë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Peja ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një sërë aktivitetesh që synojnë të promovimin e vlerave më të mira të rinisë.

Në këtë ditë, janë organizuar aktivitete sportive, kulturore dhe arsimore që mbledhin së bashku të rinjtë e qytetit.

Gjatë ceremonisë së hapjes, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Xheneta Syka, iu drejtua të pranishmëve me një mesazh frymëzues, duke theksuar se çdo i ri qytetar mund të arrijë sukseset e sportistëve pejan në xhudo.

“Ju kemi ftuar sot të festojmë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në këtë ditë promovohen vlerat më të mira të cilat i një vend, më duhet ta bëjë publike se secili nga ju mund të bëheni si Majlinda, Distria, Nora, Akili, Loriana dhe Laura”, tha Syka.

Një nga momentet më të veçanta të kësaj dite ishte parakalimi i ekipit të pionierëve të xhudos të, të cilët u mirëpritën me entuziazëm nga publiku. Gjithashtu, u zhvillua një lojë basketbolli në arenën sportive “Valon Begolli”, ku të rinjtë patën mundësinë të tregojnë talentin e tyre sportiv.

Exit mobile version