Në rrjetet sociale është shfaqur momenti i sulmit ndaj aktivistes serbe, Aida Çoroviq, e cila pak pas orës 16:00 ka hedhur vezë në muralin kushtuar kriminelit të luftës në ish-Jugosllavi, Ratko Mlladiq.
Në videon e përmendur shihen persona me rroba civile, të cilët supozohet se janë policë, duke e çuar aktivisten në drejtim të panjohur.
“Hajde, keni treguar burrni me gra”, “Hajde, m…”, “Ju sulmuat një grua, heronj”, dëgjohet aktivistja teksa e tërhiqnin zvarrë policët e veshur me rroba civile.
Siç shihet edhe në video, Çoroviq në një moment ishte duke u mbajtur për shtyllën, por megjithatë njerëzit arritën ta tërheqin zvarrë. Sipas informacioneve jozyrtare, një tjetër aktivist është arrestuar me Çoroviqin.
Kujtojmë, ngjarja ka ndodhur në vendin ku është vendosur murali i Ratko Mlladiqit. Siç ka shkruar më parë nova.rs,
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka njoftuar dhe ka anuluar heqjen e muralit të të burgosurit të Hagës, Ratko Mlladiq, për shkak se Ministria e Punëve të Brendshme e ka ndaluar tubimin. /Telegrafi/
Pripadnici policije privode gospodju Aidu Corovic koja je dosla i gadjala mural na Vracaru jajima! pic.twitter.com/maUv2DSANx
— Marko M. Dragoslavic (@DragoslavicM) November 9, 2021