Telegrafi

Aksionet e Facebook nga 34 në 38 e pastaj në 43 dollarë

Edhe pse fillimisht flitej se një aksion do të kushtoj në mes 28 dhe 34 dollarë, e më vonë 34 deri 38 dollarë, në përfundim të afatit për lajmërimin e SEC-së, Facebook deklaroi se çmimi fillestar i shitjes do të jetë 38 dollarë.

Mirëpo, menjëherë pas fillimit të shitjes çmimi i aksioneve nga 38 kërceu në 43 dollarë, që është rritje prej 13%. Përveç Zuckerbergut i cili me këtë u bë multimiliarder, edhe rreth 1,000 deri 3,500 punëtorë të kompanisë u bënë milioner. /Telegrafi/