Rapid Bukureshti e ka shitur Albion Rrahmanin te Sparta e Pragës.
Sulmuesi kosovar ishte transferuar te Rapidi, në verën e vitit 2023 nga Ballkani për 600 mijë euro.
Victor Angelescu, aksioneri minoritar i Rapidit ka konfirmuar informacionin e bërë të ditur nga sport.ro, sipas të cilit klubi nga Giulesti ka shitur Rrahmanin te Sparta e Pragës, në këmbim të pesë milionë eurove.
Në të njëjtën kohë, Rapid mbanë 15 për qind të një transferimi të ardhshëm të sulmuesit kosovar.
Në të njëjtën kohë, Angelescu bëri të ditur se Rapid do të sjellë një sulmues, pas largimit të Rrahmanit.
“Po, e kam shitur. Rapid do të marrë pesë milionë euro dhe 15 për qind të një transferimi të ardhshëm”, ka thënë Angelescu për ProSport.
“Ndoshta nuk do të luajë nesër, me Dinamon. E kuptoni që ne do të përpiqemi të marrim dikë që të zëvendësojë Rrahmanin, por kjo ndodhi shumë shpejt dhe ne nuk kemi ende askënd në mendje”.
“Nuk ishim të sigurt se do të largohej. Por do të shohim, ndoshta do të sjellim dikë. Morëm shumën që donim. Ne do të kërkojmë një sulmues”.
“Në këtë moment nuk mendojmë se dikush do të largohet nga Rapid”, deklaroi Victor Angelescu.
Sparta Praga është skuadra që eliminoi FCSB-në nga turi i 3-të preliminar i Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Rapid aktualisht ndodhet në vendin e 14-të në Superligë me katër pikë të marra pas pesë ndeshjeve të luajtura. /Telegrafi/