Polonia ka kaluar në epërsi kundër Irlandës së Veriut në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, por nuk kaluan shumë minuta brenda gjysmës së dytë dhe rezultati u zhbllokua.
Pas disa rasteve që pati në këtë sfidë, Arkadiusz Milik arriti që të shënojë. E gjitha erdhi falë vrapimit të Blaszczykowski nga e djathta dhe krijimi i shansit për sulmuesin. /Telegrafi/