Site icon Telegrafi

Aksidentohet Heyden, piloti amerikan në gjendje të rëndë (Foto)

Piloti i njohur amerikan i garave me motorë Nicky Hayden u plagos rëndë në një aksident rrugor pasditen e kësaj të mërkure në një aks italian.

Protagonisti prej vitesh në cirkuitet më të shpejta anembanë globit, ishte duke bërë një stërvitje rutinë por këtë herë mbi dy gomat e biçikletës dhe jo në mjetin e tij të preferuar.

Një makinë e përplasi dhunshëm Hayde në mes të rrugës dytësore që lidh Riccione me Tavoleto. Imazhet e para që nga vendngjarja tregojnë biçikletën e shkatërruar të pilotit amerikan dhe makinën e dëmtuar që ecte përtej limitit të shpejtësisë, transmeton TCh.

Niki Hayden që garon në botërorin e Superbike me skuadrën e Hondës, ishte duke u stërvitur me një grup shokësh kur u përplas nga makina.

Ndihma e shpejtë e stabilizoi pilotin në rrugë dhe më pas e transportoi në spitalin e Riminit, ku amerikani ndodhet në prognozë të rezervuar.

Exit mobile version