Një aksident i frikshëm trafiku dhe me fatalitet është regjistruar nga kamerat e sigurisë në periferi të Beogradit të Serbisë, përkatësisht në Drazhanj.
Burri 55-vjeç me inicialet M.V mbeti i vdekur në vend, kurse e bija e tij 18-vjeçe është në gjendje shumë të rëndë, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur M.V që ishte prapa timonit të veturës Fiat Punto, ndërsa e bij tij ishte në ulësen e bashkudhëtarit (në anën e djathtë), përplasen direkt në shtyllën elektrike derisa po lëviznin me shpejtësi të madhe.
Nga përplasja e fuqishme burri mbeti i vdekur në vend, ndërsa e bij e tij është dërguar me urgjencë në spitalin e Beogradit për tretman, nga ku është bërë e ditur se gjendja e saj është shumë e rëndë.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri te përplasja direkte me shtyllën elektrike, kurse pamjet janë shpërndarë në pothuajse çdo rrjet social. /Telegrafi/