Telegrafi

Aksidentet i njëpasnjëshëm në fillim të garës të Formula 1 për Çmimin e Madh të Hungarisë

Valtteri Bottas qysh në fillim të garës në Formula 1 për Çmimin e madh të Hungarisë bëri një gabim që u kushtoi disa pilotëve.

Shoferi i Mercedesit goditi një makinë të një kundërshtari, derisa aty më pas edhe filloi aksident zingjiror.

Bottas në radion e tij u dëgjua duke thënë se ishte gabimi i tij, por që nuk e bëri me qëllim.

“Kam humbur disa pozicione pas një fillimi të keq, kisha një bllok në këndin e parë për të shmangur Lando Norris kam humbur kontrollin dhe nga atje ishte një rrëmujë”, shpjegoi ai.

Shoferi i Mercedes shtoi se “ishte e vështirë” të gjente pikën e duhur të frenimit. “Unë u përpoqa ta gjeja atë, por bëra një gabim. Këto gjëra ndodhin, të gjithë bëjnë gabime”.

Këtij aksidenti i shpëtoi për mrekulli Lewis Hamilton që ishte i renditur i pari, duke krijuar një përparësi të madhe. /Telegrafi/