Site icon Telegrafi

Aksident tragjik në Greqi – shtatë emigrantë të vdekur dhe tetë të lënduar

Një aksident tragjik automobilistik me shtatë të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në Egnatia Odos, gjegjësisht në afërsi të përroit që përshkruan rrugën Komotini-Xanthi.

Shtatë persona kanë humbur jetën gjersa tetë të tjerë kanë mbetur të lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në orën 00.20 me një veturë që transportonte emigrantë.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur kur mjeti është përplasur ashpër me një pikë pengese anësore në Egnatia Odos. Në vendngjarje ka shkuar njësia e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurit.

Gjithashtu theksohet se të plagosurit janë dërguar në spitalet e zonës për trajtime të mëtejme.

Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i të vdekurve, ndërsa policia vlerëson se bëhet fjalë për një transferim të paligjshëm të emigrantëve në brendësi të vendit. Në raportin e XanthiNews.gr thuhet më konkretisht se vetura drejtohej nga një moldav, i cili me shpejtësi të tepruar, tentoi të dilte nga Egnatia në rrugën anësore, e cila gjë edhe shkaktoi aksidentin tragjik. /Telegrafi/

Exit mobile version