Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në qendër të Gjilanit – lëndohet një person

Një aksidenti trafiku ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Gjilanit, ku një person ka marrë lëndime trupore.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një ngasësi të trotinetit.

Si pasojë e këtij aksidenti, Osmani tha se lëndime trupore ka marrë ngasësi i trotinetit.

“Lëndime trupore ka marrë ngasësi i trotinetit dhe sipas të gjitha gjasave ka pësuar frakturë në këmbë, por që, është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan. /Telegrafi/

Exit mobile version