Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në verilindje të Brazilit, kur një autobus plot me turistë u përplas me një kamion.
Përplasja e tmerrshme ka ndodhur dikur pak para mesnatës të së dielës, rrugës në afërsi të komunës Gavijao në verilindje të Brazilit, transmeton Telegrafi.
Aty mbetën të vdekur 22 pasagjerë nga autobusi dhe tre persona tjerë që ishin në kamion. Bëhet fjalë për tetë meshkuj dhe 17 femra, ku njëra prej tyre ishte shtatzënë.
Mais de 20 pessoas morreram após um micro-ônibus se chocar com um caminhão na BR-324, já no município de Gavião, na noite de domingo. O coletivo estaria voltando de uma viagem de turismo. Mais informações devem ser dadas ao decorrer do dia. pic.twitter.com/ipmyjBikZx
— Jean Mendes (@ojeanmendesc) January 8, 2024
Në videon e publikuar gjatë aksionit të shpëtimit të tjerëve, shihet kamioni i mallrat e shpërndara nëpër rrugë të cilat ishte duke i transportuar.
Zyra e kryetarit të komunës Jakobine, qytet në afërsi të vendit ku ka ndodhur aksidenti, i ka shpallur tri ditë zie dhe se janë duke u bërë përgatitjet për varrimin e personave që humbën jetën. /Telegrafi/