Në Ratkovë, afër Oxhaci ka ndodhur një aksident hekurudhor, ku janë përplasur një tren pasagjerësh dhe mallrash.
Nga përplasja nuk ka pasur viktima, njëzet pasagjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa shoferi i trenit ka lënduar shpatullën, kanë thënë nga Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë.
Forca e goditjes ka bërë që treni i pasagjerëve të dalë nga shinat, raporton b92.
Të lënduarit po transportohen nga ekipet e urgjencës në Qendrën Shëndetësore në Oxhaci, si dhe në spitalin e Somborit.
Në këtë pjesë të rrugës është ndërprerë qarkullimi i trenave ndërsa qytetarët e pa lënduar do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus.
Ndryshe, autoritetet serbe tashmë kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush është përgjegjës për aksidentin mes dy trenave. /Telegrafi/